Skip to main content

Lakeshore Residence

Ja pse Lake Shore Residence përmbush kriteret e një investimi në vila elitare

Vlerë në rritje dhe kushte të favorshme investimi

Lake Shore Residence është konsoliduar tashmë në tregun elitar të vilave, duke treguar rritje të qëndrueshme të vlerës së pronës dhe të kërkesës për njësitë që ofron.
Projekti ndodhet në fazat e fundit të ndërtimit dhe çmimet aktuale mbeten të favorshme krahasuar me vlerën që pritet të kenë njësitë pas përfundimit të plotë të tij. Kjo krijon potencial për rritjen e vlerës dhe përfitim nga rishitja, si në afat të shkurtër, ashtu edhe në afat të gjatë. Njëkohësisht, Lake Shore Residence ofron mundësi të favorshme pagese me këste, të shpërndara në intervale kohore lehtësuese për klientët.

Pozicion strategjik pranë Tiranës

Tregu i vilave elitare në Farkë ka qenë dhe vazhdon të jetë i preferuar nga investitorët dhe familjarët, për shkak të eksluzivitetit, qetësisë, privatësisë dhe mundësive rekreative që ofron zona. Pavarësisht pozicionimit në Farkë, Lake Shore Residence ndodhet 15 minuta larg qendrës së Tiranës, duke siguruar afërsinë e nevojshme me qytetin pa qenë e izoluar dhe njëkohësisht, larg zhurmës dhe ndotjes. Rezidenca ka akses të shpejtë në akset kryesore të Tiranës, në autostradën Tiranë–Elbasan dhe në qendrën tregtare TEG, e cila ndodhet 5 minuta larg.

Një projekt ekskluziv ndryshe nga tregu

Edhe pse ndërtimet në Farkë janë rritur dhe oferta është e konsiderueshme, Lake Shore Residence diferencohet qartë nga rezidencat e tjera që po zhvillohen në zonë. Projekti përbëhet nga vetëm 42 vila elitare, secila me pamje të pandërprerë drejt liqenit të paktën nga njëri kat, pishinë dhe oborr privat. Lake Shore Residence nuk përfshin apartamente, duplekse apo tipologji të tjera të përziera, por është konceptuar tërësisht si një rezidencë ekskluzive vilash.

Eksploroni vilat dhe shikoni opsionet e disponueshme.