Koncepti
Lakeshore Residences është një kompleks vilash elitar që garanton privatësi, komoditet dhe standarde të larta ndërtimi.
Vilat
Kompleksi është projektuar nga 42 vila premium, ku secila prej tyre është e organizuar në 3 kate. Pishinë individuale, oborr i gjelbëruar dhe 2-4 vende parkimi
Natyra
Pamja drejt liqenit të Farkës dhe malit të Dajtit janë panorama e çdo dite në Lakeshore Residences.
- 00Ditë
- 00Orë
- 00Minuta
- 00Sekonda
PROJEKTI
Lakeshore Residences është oazi më i ri rezidencial vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranës, i vendosur në Parkun e Liqenit të Farkës. I projektuar me 42 vila premium dhe arkitekturë moderne me standarde ndërtimi evropiane, ky kompleks është projektuar për një komunitet të përzgjedhur.
Të gjitha vilat janë të organizuara në 3 kate, oborr i gjelbëruar me sipërfaqe të konsiderueshme, pishinë individuale dhe 2-4 vende parkimi. Të gjitha vilat kanë pamje drejt liqenit të Farkës dhe malit të Dajtit, duke ofruar një peizazh relaksues.
VILAT
Parku i Liqenit të Farkës
minuta nga qendra e Tiranes
Aqua Villas janë të pozicionuara në vijën e parë të kompleksit, buzë liqenit dhe zonës së këmbësorëve. Do të keni akses të plotë në Liqenin e Farkës dhe Malin e Dajtit.
Sol Vilat janë të pozicionuara në zemër të kompleksit. Shijoni rrezet e para të diellit teksa shikoni drejt malit të Dajtit dhe liqenit të Farkës.
Hill Villas janë të pozicionuara në pikën më të lartë të kompleksit. Ju do të jeni në gjendje të përfitoni sa më shumë nga natyra duke përjetuar një përvojë unike rezidenciale.
Elegancë, standard, kreativitet
Jetoni në prestigjin që meritoni! Lakeshore Residences sjell arkitekturë moderne me standarde ndërtimi evropiane. Zgjedhja e kujdesshme e materialeve dhe vëmendja ndaj detajeve e bëjnë jetesën tuaj unike në këtë kompleks.
IZOLIM TERMIK
MIQËSORE ME NATYRËN
NDALIM I ZHURMAVE
REZISTENCA SIZMIKE
Standarte
Liqeni i Farkës dhe mali i Dajtit do të jenë panorama e çdo dite.
Pishinë individuale në oborrin e vilës suaj.
2 – 4 vende parkimi për çdo vilë.
Arkitekturë moderne me standarde ndërtimi të certifikuara evropiane.
Mundësi për aktivitete në natyrë falë vendkalimit për këmbësorë, pistës së çiklizmit dhe afërsisë me liqenin e Farkës.
Aplikimi i teknologjive që sigurojnë efikasitet të energjisë.
Ndriçim natyral falë fasadave të dritareve të cilat zënë 50% të sipërfaqeve totale.
Hidroizolim dhe termoizolim i themeleve dhe mureve perimatral në katin -1 të çdo vile.
Sistem Capot për termoizolimin e vilës, duke ruajtur ngrohtësinë në dimër dhe freskinë në verë.