Lakeshore Residence

Hapësira  sigurta për fëmijët  Lake Shore Residence

Kur zgjedh një vilë për familjen tënde, prioriteti nuk është vetëm arkitektura apo pamja. Është siguria. Është ndjesia që fëmijët e tu mund të luajnë lirshëm, ndërsa ti i sheh dhe ndihesh i qetë.

Lake Shore Residence, këndi i lojërave nuk është shtesë dekorative. Është pjesë e menduar e projektit.

Siguria që ndjehet natyrshëm

Zona e lojërave është organizuar me distanca të kontrolluara dhe me linja të hapura shikimi. Prindërit kanë vizibilitet të plotë, pa zona të fshehura apo kënde të mbyllura.

Ndriçimi është menduar për përdorim të sigurt edhe në orët e pasdites, ndërsa materialet janë përzgjedhur me fokus te qëndrueshmëria dhe mirëmbajtja në kohë.

Në vazhdimësi me natyrën dhe aktivitetin

Pozicionimi pranë pistës së vrapit, korsisë së biçikletave dhe pedonales së liqenit të Farkës krijon një mjedis aktiv dhe të balancuar.

Fëmijët luajnë, prindërit ecin apo vrapojnë, dhe hapësira funksionon si pjesë e një sistemi të integruar rekreativ.

Ky integrim rrit cilësinë e jetesës dhe vlerën afatgjatë të pronës.

Një projekt që mendon për familjen

Në Lake Shore Residence, çdo komponent i projektit trajtohet me të njëjtin standard.
Sepse një vilë për familje nuk është vetëm ndërtim – është mjedis, siguri dhe komunitet.

Kontaktoni ekipin tonë për një vizitë  projekt.