Lakeshore Residence

Lakeshore Residences - Invest Now
Lakeshore Residences Logo

Pse tani është koha për të investuar në Farkë?

Lakeshore Masterplan

Transformimet e reja po sjellin rritje të
jashtëzakonshme të vlerës së pronës


A e dini se Farka po shndërrohet në një nga zonat elitare më të preferuara për investime?

Raportet e INSTAT-it dhe ASHK-së tregojnë se Farka ka përjetuar një rritje të qëndrueshme dhe të lartë të vlerës së pronës, duke u kthyer në një nga zonat më elitare dhe të kërkuara për investim. Sipas analizave të fundit, çmimet e pronave në këtë zonë janë rritur vazhdimisht, duke reflektuar një kërkesë të lartë dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe infrastrukturor.

Përfito nga vala e re e investimeve që po rritin vlerën e pronave në këtë zonë:

Zhvillime të reja infrastrukturore: Lidhjet strategjike me Unazën Lindore, Lundrën dhe autostradën Tiranë-Elbasan ofrojnë akses të shpejtë dhe të lehtë drejt qytetit dhe zonave përreth.

Shërbime të reja dhe zhvillim ekonomik: Shërbime arsimore, shëndetësore, komunitare dhe tregtare po krijohen për të përmirësuar cilësinë e jetesës. AgroPark Tirana, një treg modern ushqimor, është një tjetër element që e bën zonën më tërheqëse për banorët dhe vizitorët.

Hapësira të gjelbëruara dhe rekreative: Parku i ri i liqenit të Farkës ofron ambientin ideal për jetesë dhe aktivitete, duke përfshirë aktivitete sportive ujore, një pistë vrapi 7 km, pistë ciklizmi 6.5 km, dhe hapësira për fëmijë prej 2300 m². Mundësi të shumta për një jetë të shëndetshme dhe aktive.

Zhvillimi i shpejtë i ndërtimeve moderne: Kompleksitetet e vilave dhe apartamenteve luksoze po e shndërrojnë Farkën në një zonë elitare, duke rritur ndjeshëm vlerën e pronës.

Lakeshore Masterplan

Lake Shore Residence qëndron në zemër të këtij transformimi dhe ofron vilat më luksoze buzë liqenit, me standardin më të lartë në zonë dhe raportin më të mirë cilësi - çmim. Një mundësi për të jetuar në stil dhe për të përfituar nga rritja e shpejtë dhe e qëndrueshme e vlerës së pronës.

Tani është momenti i duhur për të investuar në
këtë zonë që premton më shumë se kurrë!